Biden: Irakianët të punojnë së bashku

21/12/2011 00:00

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje liderëve të
Irakut të punojnë së bashku për të shmangur ripërtëritjen e konflikteve
sektare.

Numri dy i administrates amerikane ia shprehu shqetesimet e tij kryeministrit shiit Nuri al Maliki gjate nje bisede telefonike. Reagimi i Bidenit pasoi leshimin e nje flete-arrestit te marten per zevendeëskryeministrin sunit, Tarik al Hashemi, levizje kjo qe ngjalli friken se qeveria e brishte e unitetit ne Irak mund te shkoje drejt kolapsit shume shpejt pas largimit te ushtarit te fundit amerikan.

Perplasjet me shiite dhe sunite ne Irak moren kane marre me mijera jete njerezish gjate vales se sulmeve nga viti 2006 ne 2007-ten. I gjithe blloku politik sunit i vendit po e bojkoton parlamentin dhe kabinetin qeveritar ne shenje proteste ndaj urdher-arrestit ndersa paralajmeron per kaos dhe fatkeqesi ne vend.

Nga rajoni gjysem autonom i Kurdistanit ku ndodhet aktualisht, hashemi i ka mohuar akuzat se ka paguar truprojat e tij per sulmet terroriste qe kishin ne shenjester zyrtare te qeverise dhe te sigurise. Fakti qe politikani me i larte sunit i vendit eshte ne arrati perben edhe simptomen me dramatike te nje krize ne shperthim, thote BBC.

Ndersa ai fshihet ne veri pas mbrojtjes kurde, bojkotimi i parlamentit nga sunitet paralizon praktikisht pjesermarrjen e tyre ne marreveshjen e ndarjes se pushtetit, shtyllen mbajtese te qeverise nje vjecare te unitetit kombetar. Perpjekje frenetike po behen tani per ta mbajtur ne kembe kete strukture. Ne rastin me te keq, shembja e saj do te prodhonte nje ndarje de facto te vendit, si pjese e nje ballkanizimi te gjere rajonal pergjate linjash sektare.

Top Channel