Trukimet Itali, 17 të arrestuar

20/12/2011 01:38

Janë 17 personat mes të cilëve edhe ish kapiteni i Atalantës, Kristiano Doni që janë arrestuar nga policia italiane pas hetimeve të gjata mbi trukimin e ndeshjeve të futbollit në këtë vend.

Përvec Donit ka edhe futbollistë të tjerë disa prej të cilëve janë ende në aktivitet. Aksioni është finalizuar nga policitë e Kremonës, Breshias dhe Bolonjës ndërsa pas hekurave përfunduan, ish mbrojtësi Luixhi Sartor, Alesandro Zamperini, Karlo Xhervazoni që luan me Piacencën dhe disa të tjerë.

Këta futbollistë së bashku me disa persona të tjerë, shkëmbenin rezultatet e sakta të ndeshjeve, në një rrjet që ka qendrën në Singapor.

Shumë ndeshje të cilat janë trukuar i përkasin kampionatit aktual të serisë B, por ka edhe disa sfida të sezonit të kaluar në serinë A.

Shuma e vënë në baste, kalohej përmes internetit në disa kompani aziatike, për të evituar kontrollet.

Top Channel