Homazhe për Kim Jong-il

20/12/2011 00:00

Kim Jong Un apo pasardhësi i madh sic e quajnë tashmë, bëri homazhe
pranë trupit të pajetë të të atit bashkë me zyrtarë të tjerë të lartë të
vendit komunist.

Arkivoli i hapur i Kim Jong-Il do te qendroje ne pallatin Kumsusan ne kryeqytetin Penian deri ne funeralin e tij, te caktuar ne 28 dhjetor. Media shteterore raporton se njerezit kane vazhduar te vajtojne humbjen e liderit te tyre pergjate gjithe nates, duke mos munguar edhe episodet e histerise.

Por veshtire te kuptosh thote nese kjo eshte shprehje e pafajshme e ndjenjave te tyre apo nje propaganda teper e sofistikuar, koreografia e se ciles eshte qepur me shume kujdes.

Kim Jong-il nderroi jete te shtunen pas nje ataku kardiak. Lideri komunist ishte ne proces zyrtarizimi te djalit te vogel si pasardhesin e tij. Por tranzicioni nuk arriti te perfundonte dhe shume druhen se vdekja e Kim-it mund te shkaktoje nje periudhe

Paqendrueshmerie ne shtetin e izoluar nga komuniteti nderkombetar. Shqetesimet burojne nga fakti qe Kim Jong un, qe ende nuk i ka arritur te 30-tat, mund t’i mungoje aftesia politike per te mbajtur freret e drejtimit te vendit berthamor.

Po keshtu, nuk perjashtohet mundesia e nje lufte te brendeshme per pushtet mes pjesetareve te tjere te familjes apo elites ushtarake. Washingtoni i leshoi Penianit nje apel te ndjeke rrugen e paqes pas kesaj vdekjeje te papritur.

Sekretarja e shtetit Hillary Clinton tha se Shtetet e Bashkuara jane te gatshme te ndihmojne popullin koreano-verior e te krijojne nje siguri afatgjate ne gadishullin korean. Vendet ne mbare rajonin kane zhvilluar bisedime urgjente per te pare se cilat mund te jene pasojat e vdekjes se Kim Jong-il.  
 

Top Channel