Filipine, presidenti në zonat e shkatërruara

20/12/2011 09:00

Presidenti i Filipineve, Benigno Aquino do të vizitojë zonat që janë shkatërruar nga stuhitë fatale që përfshinë vendin gjatë fundjavës që kaloi.

Rreth 1 mijë persona mbetën të vrarë pasi tajfuni “Washi” goditi jugun e ishullit Mindanao dhe zonat përreth.

Zoti Aquino e ka shpallur gjendjen si një katastrofë kombëtare dhe ka deklaruar se prioritet duhet të jenë ata dhjetëra mijëra persona që kanë mbetur të pastrehë.

Në disa qytete, autoritetet lokale kanë në plan të bëjnë disa varrime masive të trupave të paidentifikuar që kanë humbur jetën gjatë tragjedisë natyrore.

Agjencitë e emergjencave po përpiqen t’u sigurojnë ushqime, ujë, ilace dhe canta trupi banorëve të prekur, por rrugët e dëmtuara po pengojnë përpjekjet e tyre për të arritur të mbijetuarit në fshatrat e largëta.

Presidenti Aquino fluturoi me helikopter mbi rajonin bregdetar për të parë shkallën e shkatërrimit dhe më pas u takua me të mbijetuarit dhe autoritetet lokale.

Pas valës së kritikave se autoritetet u kapën të papërgatitura, ai premtoi një rishikim të plotë të planeve kundër katastrofave, për të siguruar që shkatërrime të tilla të mos përsëriten.

“Prioriteti i parë është të zhvendosim njerëzit në zona ku nuk ka më rrezik”, deklaroi ai në një takim në qytetin Kagajan de Oro, ku rreth 600 persona humbën jetën nga përmbytjet ditën e shtunë.

Një zëdhënës i presidentit, Ricky Carandang, deklaroi se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do t’i mundësojë qeverisë të lëshojë më shumë fonde për zgjidhjen e situatës.

Top Channel