Raporti, 106 gazetarë të vrarë në 2011

19/12/2011 17:35

Janë të paktën 106 gazetarët që janë vrarë gjatë vitit 2011. Vetëm në Pranverën Arabe kanë humbur jetën 27, shtatë prej të cilëve vetëm në Libi.

Bilanci i rëndë është bërë publik nga Press Emblem Campaign, një OJQ me seli në Gjenevë të Zvicrës.

Sipas burimit, janë rreth 100 gazetarët e sulmuar, kërcënuar, të rrëmbyer dhe të plagosur në vende si Egjipti, Libia, Siria, Tunizia dhe Jemeni, të përfshira nga revoltat arabe.

Gjithësesi, mbeten Pakistani dhe Meksika vendet ku puna është më e vështirë për reporterët. Në shtetin e Amerikës së Jugut janë vrarë 12 gazetarë, ndërsa në atë aziatik janë vrarë 11, kryesisht në zonat në kufi me Afganistanin.

Një tjetër e dhënë e publikuar nga OJQ-ja është se dy të tretat e reporterëve që kanë vdekur në detyrë janë vrarë me paramendim dhe vetëm një e treta në rrethana aksidentale, gjatë manifestimeve, luftimeve, atentateve vetëvrasëse apo nga shpërthimi i minave.

Top Channel