Lirohen të burgosurit palestinezë

19/12/2011 00:00

Autolokona e autobuseve që përshkuan Bregun Perëndimor mbrëmjen e së
dielës, përmbylli dhe fazën e dytë të marrëveshjes mes Izraelit dhe
Hamasit për shkëmbimin e të burgosurve palestineze kundrejt lirimit të
ushtarit Gilad Shalit.

55 nga 550 të burgosurit e liruar këtë radhë ishin minorenë të moshave nga 14 ne 17 vjec. Ndersa shumica e rreth 450 palestinezeve te liruar ne 18 tetor po vuanin denime me burgim te perjetshem per sulme vdekjeprurese ne shtetin hebre, askush ne grupin e dyte nuk eshte denuar per vrasjen e ndonje izraeliti.

“Ne perfundojme keshtu fazen e dyte te paktit qe coi ne lirimin e gilad shalit. Kemi lene te lire 550 te burgosur palestineze, te gjithe anetare te organizatave terroriste. Shpresojme qe pas kthimit te heqin dore nga dhuna, por nese do te vazhdojne te ndjekin rrugen e kesaj te fundit, do t`i konsiderojme pergjegjes”, tha Ofir Gendelman, zedhenes i qeverise izraelite.  

Nje perfaqesues i Hamasit shpjegoi se emrat e 550 te burgosurve qe u lane te lire kete radhe i ka perzgjedhur Tel Avivi, cka shpjegon persene e perjashtimit te te denuarve nga radhet e vete levizjes radikale dhe xhihadit islamik. Ai i kujtoi Izraelit dhe detyrimin qe buron nga marreveshja dypaleshe per lirimin e te gjitha grave te burgosura.

“Pakti e nenvizon qarte se te gjitha grate palestineze ne burgjet izraelite duhet te lirohen. mbajtja e tyre nen pretekstin se jane banore te tokes se pushtuar ne 1948-ten, per ne eshte e papranueshme. Armiku mban pergjegjesi te plote per veprimet e veta nese nuk e respekton marreveshjen deri ne fund”, tha Abu Ubaida, perfaqesues i Hamasit.

Ishte gjykata supreme e Izraelit ajo qe hapi rrugen e lirimit te vales se dyte te te burgosurve palestineze me refuzimin e nje peticioni qe kundershtonte kete hap. Ne te njejten kohe, ministri izraelit i Strehimit filloi të kërkojë kontraktues për të ndërtuar rreth 1000 shtëpi në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Shtëpitë bëjnë pjesë në planin e vendbanimeve te njoftuar ne fillim te vitit. Muajin e kaluar, Kryeministri Benjamin Netaniahu urdheroi pershpejtimin e ndërtimeve pasi UNESCO-ja i dha Autoritetit Palestinez driten jeshile te anetaresimit.

Top Channel