Egjipt, vazhdojnë protestat

19/12/2011 18:25

Protestuesit u përleshën edhe ditën e hënë në sheshin Tahrir të Kajros me ushtrinë, policinë dhe forcat e tjera të sigurisë.

Burime nga protestuesit bëjnë fjalë për të paktën 2 prej tyre të mbetur të vrarë nga armët e zjarrit ndërsa dhjetra të tjerë raportohen të plagosur. 2 viktimat e ditës së hënë cojnë në 13 numrin e të vrarëve që nga dita e premte në Egjipt.

Përleshjet u raportuan edhe nga Ministria e Brendshme, e cila saktësoi se të paktën 200 vetë u plagosën ndër protestuesit  dhe 100 të tjerë nga radhët e forcave të sigurisë.

Megjithëse autoritetet qeverisëse ushtarake kanë premtuar kalimin gradual të pushtetit tek një autoritetet civile, sapo procesi i zgjedhjeve të përfundojë, një grup protestuesisht kërkojnë largimin e menjëhershëm të Këshillit Suprem duke argumentuar se ushtarakët me ligjet që po miratojnë, kërkojnë të kontrollojnë cdo qeveri civile që do të vijë pas procesit zgjedhor.  

Top Channel