SHBA, Senati kalon pakon 915 mld USD

17/12/2011 17:55

Senati amerikan kaloi pakon ligjore që parashikon 915 miliard dollarë shpenzime financiare nga administrata duke zhbllokuar kështu fondet për të gjitha institucionet publike.

Votimi u krye në orët e paradites së shtunë (me orën lokale). I njëjti ligj i propozuar nga demokratët, por me disa ndryshime thelbësore të bëra nga republikanët, u miratua ditën e premte nga Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan.

Ligji në fjalë u jep fund debateve dhe retorikave pa fund mes republikanëve dhe demokratëve dhe pritet të ndihmojë institucionet qeverisësë lokale të realizojnë projektet e tyre, të mbetura pezull pas bllokimit të fondeve për shkak të mosmarrëveshjeve mes demokratëve dhe konservatorëve në Kongres.

Mediat amerikane analizojnë kalimin e këtij ligji si tejkalim të pengesës së parë të politikës për të ndihmuar vendin në rimëkëmbjen ekonomike dhe uljen e nivelit të papunësisë, që aktualisht është diku tek 10 përqindëshi.

Top Channel