Rumani, qëndra anti-raketë

17/12/2011 03:00

Rumania aprovoi ndërtimin e një qëndre interceptimi anti-rakete nga Shtetet e Bashkuara. Kjo përfaqëson edhe projektin amerikan për mbrojtjen nga raketat, i cili kundërshtohet nga Rusia.

Në shtator, Rumania dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan marrëveshjen për të lejuar ndërtimin e interceptoreve në bazën ajrore Deveselu në kufi me Bullgarinë.

Presidenti Trajan Besesku, të enjten, e shndërroi në ligj.

Uashingtoni thotë se interceptuesit e raketave do të mundësojnë përgjigje më të shpejtë ndaj raketave me rreze të mesme veprimi.

Top Channel