Pakistan, presidenti “rrezikohet” nga ushtarakët

17/12/2011 21:45

Një avokat i njohur në Pakistan ka depozituar në Gjykatën e Lartë të vendit një kërkesë ku kërkon anulimin e të gjitha kompetencave dhe pushtetit të presidentit Asif Ali Zardari.

Sipas avokatit, Zardari ka shkelur Kushtetutën e Pakistanit me qendrimin e tij jashtë vendit. Presidenti ndodhet në Dubai që nga data 6 dhjetor. Ai iu nënshtrua një kure për shërimin e një patologjie kardiake. Megjithatë, edhe pas kurimit, presidentit po qendron ende në Dubai.

Ndërkohë, për mediat pakistaneze, Zardari ndodhet jashtë vendit për shkak të një konflikit me disa ushtarakë të lartë vendas. Ky konflikt, hamendësojnë ato, mund t’i kushtojë jetën presidentit nëse ndodhet në Pakistan. Mediat thonë se shkak për fërkimin mes presidentit dhe ushtarakëve të lartë është bërë vrasja e Bin Ladenit në muajin maj në Pakistan nga një operacion blitz i forcave special amerikane e deri tek sulmi aksidental i NATO-s kundër ushtrisë pakistaneze në kufi me Afganistanin, ku mbetën të vrarë 24 ushtarë vendas.

Megjithatë, Zardari vetë ka premtuar rikthimin në Islamabad sapo të përmirësohet gjendja e tij shëndetësore.

Top Channel