Obama: Protestat në Rusi, liri shprehjeje

17/12/2011 00:00

Barak Obama ka ngritur pyetje lidhur me zgjedhjet e kontestuara
parlamentare të Rusisë gjatë një bisede telefonike me Presidentin Dmitri
Medvedev.

Ne nje deklarate te saj te premten, Shtepia e Bardhe vuri ne dukje njoftimet për mënyrën e parregullt të zhvillimit të zgjedhjeve, por mirëpriti angazhimin e zotit Medvedev për hetimin e akuzave. Sipas Zerit te Amerikes, Obama vlerësoi gjithashtu përgjigjen e autoriteteve ruse për të lejuar mbajtjen e demonstratave kundër zgjedhjeve.

Policia ruse njoftoi se rreth 20 mijë njerëz dolën nëpër rrugët e Moskës të shtunën e kaluar dhe mijëra të tjerë protestuan në qytete të tjera të vendit kundër manipulimit të zgjedhjeve parlamentare të fituara nga partia Rusia e Bashkuar e Kryeministrit Vladimir Putin. Putin do të kandidojë për zgjedhjet presidencialë në muajin mars.

Shefi i Shtepise se Bardhe, i cilesoi protestat shprehje te shoqërisë civile që përputhet me qëllimin e zotit Medvedev për modernizimin e vendit. Nje tjeter teme bisede ka qene marrja e fteses per anetaresimin rus ne Organizaten Boterore te Tregtise, hap ky cilin presidenti Obama e pershendeti gjate bisedes telefonike me shefin e Kremlinit. Në deklaratë thuhet se të dy presidentët e vlerësuan arritjen, si një tjetër rezultat të marrëdhënieve të reja bilaterale mes dy vendeve që do t’i shërbejë si Shteteve të Bashkuara, ashtu edhe Rusisë.

Top Channel