Krishtlindjet, pritet ‘boom’ turistësh në Betlehem

17/12/2011 00:00

Me mijëra turistët pritet të vërshojnë përgjatë periudhës së
Krishtlindjeve në Betlehem të Bregut Perëndimor, dhe si tregtarët lokale
ashtu edhe zyrtarët e turizmit, tregojnë se janë duke shijuar një
‘boom’ të vertetë ekonomik.

Sipas te dhenave te Ministrise palestineze te Turizmit, 2 milione vete pritet ta vizitojne qytetin deri ne fund te 2011-tes.

“Presim nje numer te mash vizitoresh kete vit dhe akomodimi per ta do te jete me mire. Numri i hoteleve eshte shtuar e po keshtu edhe ai i dyqaneve te suvenireve dhe facilitetet te tjera”, tha Kholod Daibes, ministre palestineze e Turizmit.

Pavaresisht revolucioneve te Pranveres Arabe ne rajon, cka pritet te ndikonte ne numrin e turisteve, parashkimet per interesimin ndaj Betlehemit, qytetit qe bibla e pershkruan si vendlindjen e Jezu Krishtit, jane edhe me te mira sesa vitet e kaluar. Situata atje ka qene pergjithesisht e qete keto dy-tre vitet e fundit, pas vales se dhunes qe arriti pikun ne 2005-sen. Shume turiste zgjodhen ta shmangin ndalesen ne Betlehem gjate kohes kur kryengritja palestineze kunder Izraelit ishte ne kulmin e saj. Industria e turizmit ka nje rendesi kyce per ekonomine palestineze, apo sic thote ky pronar hoteli, eshte nafta e saj.

“Eshte jetike per ne. Kemi per te ofruar industrine e sherbimit, Kishen e Lindjes se Krishtit, trashegimine tone kulturore. Keto jane gjerat qe mund te shesim ne ne Palestine, e prej te cilave te nxjerrim fitime”, thone banoret.

Siguria duket eshte nje faktor kyc per turistet, qe thone se persa kohe situata ne Betlehem eshte normale dhe e qete, nuk ka asnje arsye per te mos e vizituar qytetin historik.

Top Channel