Rusia i premton ndihmë Europës

16/12/2011 00:13

Presidenti Dimitrij Medvedev tha se Rusia është e gatshme të bëjë investimet e nevojshme për të mbështetur përpjekjet e Europës që të zgjidhë krizën e borxhit.

Deklarata u bë në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Këshillit Europian Herman Van Rompuj dhe Presidentin e Komisionit Zhose Manuel Barroso, pas samitin BE-Rusi.

“Ne do t’i qëndrojmë të gjithë angazhimeve, të jemi kontribues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, jemi të gatshëm të investojmë mjetet e nevojshme për të mbështetur ekonominë europiane dhe eurozonën. Jemi gati të shikojmë dhe të shqyrtojmë masa të tjera mbështetje. Por kryesore janë vendimet e marra nga anëtarët e Bashkimit Europian dhe në parametrat që presidentit i Këshillit përmendi”, tha Medvedev.

Më herët, një këshilltar i Kremlinit tha se Moska është zotuar se do t’i japë eurozonës të paktën 10 miliardë dollarë, si ndihmë përmes Fondit Monetar Ndërkombëtar. Medvedev u kërkoi vendeve të tjera të kontribuojnë në përpjekjet e Europës për të zgjidhur krizën.

“Vetëm Europa është në gjendje të ndihmojë Europën, por vendet e tjera duhet të garantojnë kushte për Europën, që ajo të clirohet nga ngarkesa e borxhit, sa më shpejt të jetë e mundur dhe po kështu të shërohet nga kriza”, shoti presidenti rus.

Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuj shprehu shqetësimet për parregullsitë në zgjedhjet parlamentare të 4 dhjetorit dhe kërkoi zgjedhje të ndershme presidenciale.

“Jemi të shqetësuar nga parregullsitë dhe mungesa e ndershmërisë, sic u raportua nga ODHIR dhe vëzhguesit e tjerë si dhe një pjesë e publikut rus. Jemi të shqetësuar nga burgosja e protestuesve. Ne mirëpresim zotimin dhe angazhimin tuaj Zoti President për të hetuar dhe një mënyrë të ndershme raportet për prblemet zgjedhore. Ne shpresojmë që Rusia do të bashkëpunojë mirë me OSBE /ODHIR për të garantuar një vëzhgim të qetë të zgjedhjeve presidenciale”, tha Van Rompuj.

Medvedev pohoi cfarë deklaroi Putin, gjatë një interviste të drejtëpërdrejtë në televizionin rus, për të liberalizuar sistemin politik, duke lënë governatorët të zgjidhen nga populli, megjithëse vetëm pas aprovimit nga Presidenti. Për shumë rusë, këmbimi i pushtetit mes Medvedev dhe Putinit është shkelje e demokracisë.

Top Channel