Holandë, abuzimet e kishës katolike

16/12/2011 23:50

Dhjetëra mijëra femijë kanë pësuar abuzime seksuale në institucionet katolike të Holandës, prej vitit 1945.

Raporti i publikuar nga një komision i pavarur, dëshmon se zyrtarët katolike, dështuan në shmangien e abuzimeve, shumë të përhapura në shkolla, seminare apo jetimore.

Raporti zbuloi gjithashtu se, një në pesë femijë, që ishin pjesë e këtyre institucioneve, kishin pësuar dhunë, pavarësisht në ishte ose jo katolik.

Komisioni, që nisi punën në Gusht të vitit 2010, u përpoq të zbulonte cfarë ndodhi, në c’mënyrë do të ekzaminonte se c’lloj drejtësie duhet t’i ofrohej viktimave.

Origjina nis nga akuzat për abuzime nga një shkollë katolike në lindje të Holandës. Komisioni vëzhgoi 1800 denoncime abuzime në institucionet katolike, duke identifikuar 800 autorë krimi, më shumë se 100 prej tyre, jetojnë ende.

Komisioni gjithashtu pyeti më shumë 34 mijë njerëz, përmes një sondazhi, për të përftuar një panoramë më të qartë të shkallës dhe natyrës së abuzimeve të kryera ndaj të miturve.

Duke iu referuar shifrave, 10-20 mijë të mitur janë abuzuar nga institucionet katolike mes viteve 1945 dhe 1981. Ndërsa prej viteve 1981- 2011, disa mijëra vuajtën prej priftërinjve apo personave të tjerë që punonin në Kishë.

Top Channel