BE, aksion madhor kundër pornografisë së fëmijëve

16/12/2011 14:50

Policia në 22 vende europiane ka arrestuar 112 të dyshuar në një hetim për pornografinë e fëmijëve në internet, lajmëroi të premten policia europiane, “Europol”.

Të dyshuarit shkëmbenin dhe postonin në internet video të fëmijëve që abuzoheshin dhe përdhunoheshin seksualisht.

19 midis të arrestuarve u ndaluan në Danimarkë, ku policia sekuestroi edhe disa dhjetëra kompiutera, filmime me gjatësi deri disa orë dhe mijëra foto inkriminuese.

Shefi i policisë daneze paralajmëroi aksione të mëtejshme, kur të zbulohen kontakte të tjera të të dyshuarve, pasi të shqyrtohet “arkiva madhore” e materialeve pornografike.

Hetimi, në kuadrin e operacionit “Icarus”, ka vendosur në pranga 112 persona, nga 269 të dyshuar në total. “Ky operacion goditi formën më ekstreme të abuzimit me fëmijët, atë të imazheve të të porsalindurve dhe të miturve dhe foshnjeve të abuzuar seksualisht”.

Top Channel