“Rreziku i një depresioni botëror”

16/12/2011 00:34

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristin Lagard tha se perspektiva e ekonomisë botërore është e zymtë dhe asnjë vend nuk ka imunitet përballë rreziqeve.

Ajo tha se të gjithë vendet, duke nisur  nga Europa duhet të parandalojnë krizën që mbart rrezikun e një depresioni botëror.

“Nuk ka asnjë ekonomi në botë të imunizuar nga kriza, që po e shohim jo vetëm të shpaloset por të përshkallëzojë. Duhet të zgjidhet nga të gjithë vendet, të gjithë rajonet duhet të marrin masa”, deklaroi sheja e FMN, Lagard.

Duke folur në Departamentin amerikan të Shtetit në Uashington, ajo tha se udhëheqësit botërorë kanë nevojë për një qasje të përbashkët për të adresuar dobësitë emonetare, sic janë këto të krizës aktuale të borxhit në eurozonë. Kërkon përpjekje, përshtatje dhe duhet të nisë nga thelbi i krizës, që janë vendet europiane dhe vecanërisht vendet e eurozonës”.

Lagarde përmendi disa vende me dritë në Azi dhe Amerikën Latine, që ajo tha u ndërmorrën me ndihmën e FMN-së gjatë krizës së viteve 80 apo 90 për të adresuar dobësitë në sistemin bankar dhe kornizat e tyre financiare.

“Të gjitha këto sfida me të cilat u perballën gjatë krizës në Azi apo Amerikën latine, u ka shërbyer mirë”, theksoi Lagard.

Top Channel