Nuk do të ketë më 1 USD

15/12/2011 02:20

Monedha 1 dollarëshe në Shtetet e Bashkuara do të pushojë së ekzistuari.

Zëvendës/Presidenti amerikan Joe Biden e bëri publik vendimin, të martën, gjatë një takimi të kabinetit për shkurtimin e shpenzimeve të tepërta në qeverinë federale.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se afro 1.4 miliardë dollarë të prerë në këtë monedhë kanë mbetur në Rezervën Federale për shkak të kërkesës së ulët.

Në njoftim shpjegohej se, duke ndalur prodhimin e panevojshëm, taksapaguesit do të kursejnë të paktën 50 milionë dollarë në vit.

Top Channel