Egjiptianët sërish në votime

15/12/2011 22:30

Egjiptianët janë thërritur sërish në votime, këtë herë për të zgjedhur Dhomën e Ulët të parlamentit të ardhshëm vendas.

Procesi u mbajt në dy ditë, të mërkurë dhe të enjte. Pjesëmarrja, sipas autoriteteve vendase ishte e kënaqëshme dhe nuk u regjistruan incidente serioze për të cënuar rregullsinë e procesit. Megjithatë, në lidhje me këtë do të priten raportet e organizatave vëzhguese ndërkombëtare, dhe nga vëzhguesit vendas.

Ky ishte raundi i dytë i zgjedhjeve, i pari zgjodhi Dhomën e Lartë të Parlamentit, ku u vu re përqindja e lartë e votave të marra nga dy partitë muslimane, ajo liberale, “Vëllazëria Muslimane” dhe ajo ekstremiste e salafitëve, që në program të tyre, mes të tjerash kanë edhe ndalimin e alkoolit dhe aplikimin e ligjit islamik.

Edhe në këtë raund, pritet të “Vëllezërit Muslimane” të marrin shumicën e mbështetjes së votuesve, për t’iu drejtuar më vonë raundit të tretë të zgjedhjeve që pritet të mbahen në 3-4 janar të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, Këshilli i Lartë Suprem, autoriteteti që po qeveris e që po organizon procesin aktual zgjedhor, më herët ka deklaruar se zgjedhjet për president do të mbahen në muajin korrik të 2012-s.

Top Channel