Shtrohet në spital ish-kancelari gjerman

14/12/2011 17:15

Ish-kancelari gjerman, Helmut Schmidt u shtrua në spital pas një trompoze që i ka prekur njërën këmbë.

Sipas mediave gjermane, mjekët thonë se situata nuk është dramatike dhe se shëndeti i ish-kancelarit, tashmë 92-vjecar është i qendrueshëm.

“Besojmë se javën tjetër zoti Schmidt mund të rikthehet në shtëpinë e tij”, citohen mjekët nga mediat vendase.

Helmut Schmidt drejtoi ish-Gjermaninë Perëndimore nga viti 1974 deri në vitin 1982, vit në të cilin u pasua nga kancelari më jetëgjatë në Gjermani, Helmut Kohl.

Top Channel