Merkel: Britania, një partner i domosdoshëm

14/12/2011 15:15

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e konsideroi përpara Bundestagut gjerman Britaninë e Madhe si një partner të rëndësishëm në Europë, paravërësisht vendimit konfliktual të Londrës zyrtare për mosaprovimin e ndryshimeve në traktatet e BE-së.

Duke komentuar zhvillimet e fundit në parlament, Merkel tha se “i vinte shumë keq” për qëndrimin e kryeministrit David Cameron, i cili qëndroi jashtë nismës së përbashkët të vendeve për të formuar një “bashkim të ri financiar”.

Megjithat, Kancerlarja Gjermane shtoi: ”Pavarësisht qëndrimit të Britanisë, askush nuk mund të dyshojë se ajo do të vazhdojë të jetë një partner shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë. Ata kanë interesa të pandashme nga zona e euros dhe duhet të punojmë së bashku për të kaluar krizat tona”.

26 nga 27 vendet që formojnë Bashkimin Europian i miratuan ndryshimet e paralajmëruar nga Franca dhe Gjermania. Cameron ishte i vetmi që vendosi kushte për një votë pro dhe pasi kërkesat e tij nuk u aprovuan, vendosi veton e tij kundër traktatit.

Fjala e Merkel u mbajt ndërsa monedha e përbashkët euro preku kuotat më të ulta në 2011-n, duke rënë poshtë vlerës së një euro 1,30 dollarë dhe 0,84 paund.

Top Channel