Liezh, shkon në pesë numri i viktimave

14/12/2011 05:01

Konfirmohen pesë të vdekur, përfshirë agresorin dhe 119 të plagosur, në sulmin me granadë që përfshiu qytetin bleg të Liezhit këtë të martë,  raportoi CNN.

“Një fëmijë 23-muajsh vdiq në spital të martën vonë, pasi u plagos në sulmin në afërsi të një tregu Krishtlindjesh në qendër të qytetit”, tha Katrin Delcourt, një zëdhënëse për zyrën e guvernatorit të Liezhit. Të vrarët e tjerë në sulm ishin dy djem adoleshentë, të moshës 15 dhe 17, dhe një e moshuar 75-vjeçare, u tha gazetarëve prokurori publik i Liezhit, Danielle Reynders.

“Disa nga të plagosurit, rreth 52, janë trajtuar nga mjekët në një spital të improvizuar pranë skenës së krimit”, konfirmoi më tej prokurori.

Policia i duhet frikës se mos numri i të vdekurve të rritet brenda natës.

Autori i sulmit u identifikua si Nordine Amrani, 33 vjec, nga Liezhi.

Ai vdiq gjatë sulmit, në të cilin ai hodhi tre granata dhe qëlloi me armë nga një çati në sheshin e mbushur me njerëz në afërsi të ndërtesës së gjykatës.

Top Channel