Hong Kongu, para SHBA-ve

14/12/2011 00:00

Hong Kongu është tregu më i zhvilluar financiar i globit sipas raportit
më të fundit të Forumit Ekonomik Boteror, i cili i rendit Shtetet e
Bashkuara në vend të dyte për shkak të shqetësimeve që vazhdojnë të
rrethojnë qëndrueshmerine e tyre financiare.

Kjo ngjitje e shpejte ne klasifim e rajonit administrativ kinez, e cila e vendos ate ne krye te indekseve te forumit, shenon nje kthese te rendesishme per faktin e thjeshte se eshte hera e pare ne historine e raportit, qe vendin ne krye te listes nuk e zene Shtetet e Bashkuara apo Britania e Madhe.

Lartesimin e Hong Kong-ut, ekspertet ia atribuojne sherbimeve jo-bankare si IPO-t, apo shitja per here te pare te aksioneve te nje kompanie private publikut. Klasifikimi i lancuar ne 2008-ten bazohet ne eficiencen dhe permasat e sherbimeve bankare e te tjera si keto, kushtet per zhvillimin e biznesit dhe stabilitetin financiar.

Ne kohen kur qendrat financiare perendimore jane te fokusuara mbi sfidat afat-shkurtra, ky raport duhet te sherbeje si nje kembane zgjimi e cila t’u tregoje se lidershipi i tyre afatgjate mund te jete ne rrezik. Kapercimin nga vendi i katert i renditjes ne te parin, Hong Kongu ia detyron problemeve qe po kalojne sektoret financiare ne Shtetet e Bashkuara dhe Britani. Vendin e katert tani e ka zene Singapori dhe pas tij, 10-teshen e me te mireve e plotesojne Australia, Kanadaja, Hollanda, Japonia, Zvicra dhe Norvegjia.
   

Top Channel