Zvicra preket nga kriza e euros

13/12/2011 16:20

Autoritetet zvicerane reduktuan pritshmërinë për rritjen ekonomike në vitin 2012, duke fajësuar ekspozimin nga kriza e Eurozonës.

Një zëdhënës i Bonit zyrtar lajmëroi të martën se rritja do të jetë 0,5% dhe jo 0,9%, siç ishte vlerësuar më parë. Një tjetër burim shqetësimi përbën deflacioni, e kundërta e inflacionit, diçka që ka detyruar Bankën e Zvicrës të kryejë disa ndërhyrje për të kontrolluar forcimin .

”Duke llogaritur një përkeqësim të krizës së borxhës në Eurozonë, rritja jonë ekonomike do të jetë më e ulët në 2012-n nga sa ishte shpresuar. Megjithatë, pasojat në ekonominë zvicerane do të jenë të kufizuara dhe afatshkurtra”, shkruhej në raportin zyrtar.

Si rrjedhojë e krizës së euros, investitorët kanë kërkuar gjithmonë e më shumë franga zvicerane, duke e forcuar dukshëm monedhën, çka ka sjellë si efekt anësor rënien e eksporteve zvicerane. Kjo situatë ka krijuar spekulime se Banka e Zvicrës mund të ndërhyjë përsëri për të dobësuar frangën.

Në shtator, autoritetet fiksuan si tavan shkëmbi kuotën e 1,2 frangave për një euro dhe që prej atëherë, është ruajtur me sukses ky kurs këmbimi.

Top Channel