Obama takohet me kryeministrin e Irakut

13/12/2011 01:28

Presidenti amerikan Barak Obama tha se pas ”largimit të ushtarëve në fund të vitit 2011, Shtetet e Bashkuara dhe Iraku do të kenë një marrëdhënie mes dy vendeve sovrane”.

Ai u takua me kryeministrin Nuri Al Maliki në Uashington, për të biseduar për tërheqjen e plotë të ushtarëve amerikane. Obama konfirmoi se asnjë bazë apo ushtar nuk do të mbetet në Irak, pas këtij afati.

“Ato ditë morën fund, tha Obama. Sovraniteti i Irakut duhet të respektohet”.

Sic raportojnë mediat ndërkombëtare, në Shtetet e Bashkuara ka shqetësim për influencën iraniane, në Irak, vecanërisht brenda qeverisë më dominancë shi’ite të drejtuar nga Nuri Al Maliki.

Top Channel