Klima, Kanadaja del nga protokolli i Kiotos

13/12/2011 04:57

Kanadaja është tërhequr nga Protokolli i Kiotos për ndryshimet klimatike. “Kjo nuk funksionon”, tha Ministri kanadez i Mjedisit, Peter Kent, pa specifikuar se kur Kanadaja, vendi e parë që morri një vendim të tillë, do të dalë zyrtarisht nga marrëveshja.

“Kanadaja shkoi ne Durban me nje fryme vullneti te mire, ishim te angazhuar per te qene konstruktive. Kerkuam arritjen e nje marreveshjeve te ndryshimeve klimaterike, e cila te mbulonte te gjithe emetuesit e medhenj. Por protokolli i Kiotos nuk prek dy ndotesit kryesore te globit: Kinen dhe Shtetet e Bashkuara, ndersa platforma e Durbanit vendosi pikerisht te ndjeke rrugen e tij. Per ne tashme eshte e qarte se Kioto nuk eshte menyra e duhur per nje zgjidhje globale te problemeve te klimes, per te mos thene qe eshte pengese ne kete drejtim”, u shpreh Kent.

Kent sqaroi se do ta zyrtarizoje levizjen krejtesisht te ligjshme dhe te pritshme te vendit te tij prane Organizates se Kombeve te Bashkuara. Per te plotesuar detyrimet e Kiotos, Kanadase do t’i duhet te paguaje 13,6 miliarde dollare, qe do te thote 1.600 dollare per cdo familje kanadeze.

“Kjo eshte kostoja e trashegimise se nje qeverie te paafte liberale”,- thote ministri qe arsyeton se pavaresisht perpjekjeve te vendit te tij dhe te tjereve, niveli i gazeve te demshme do te vazhdoje te rritet per shkak se Marreveshja e Kiotos nuk prek pikerisht dy ndotesit e medhenj, Ameriken dhe Kinen. Pekini e kritikoi vendimin kanadez per daljen nga protokolli, me pretekstin se bie ndesh me perpjekjet e komunitetit nderkombetar.

Top Channel