Bullgaria sfidohet diplomatikisht nga Irani për avionët amerikanë, tensionet ndërkombëtare mbi Ngushticën e Hormuzit rriten Siria po zhvillon zgjedhjet lokale pavaresisht spirales se pafashitur te
dhunes mes forcave te sigurise dhe protestuesve anti-qeveritare.
Me një protestë mbarekombetare, opozita siriane u perpoqe te rrise serish presionin ndaj udhëheqjes në Damask. Sipas të dhënave të aktivistëve për të drejtat e njeriut, te djelen njerezit kane vershuar ne rruget e shume qyteteve te vendit, ne nje riperteritje te fushates kunder regjimit. por bashke me protestat, e djela solli serish gjakderdhje.
Dy persona u vrane ne qytetin e trete me te madh te vendit, Homs, gjate perleshjeve me forcat ushtarake. perplasje jane raportuar edhe ne jug, ne Busra al Harir, ku thuhet se protestuesit kane shkaterruar disa autoblinda.
Pjese e protestes ishte dhe mbyllja e te gjithe dyqaneve ne province si Deraa dhe Idleb, ku forcat e sigurise jane perpjekur t’i detyronin tregtaret me dhune te hapnin bizneset e tyre. Edhe në kryeqytet, në lagjen ku mbizoterojne kundershtaret e regjimit, u bë thirrje për mbylljen e dyqaneve në shenjë proteste.
Kryetari i këshillit kombëtar të Sirisë, Burhan Ghaliun, tha për revistën gjermane “Der Spiegel”, se opozita nuk është më e gatshme te negocjoje me vrasjet që kanë ndodhur në Damask. persa i takon zgjedhjeve lokale, autoritetet pretendojne se votimet do te jene me te lira se vitet e kaluara, por opozita ka bere thirrje per bojkot. Pjesemarrja ne cdo rast pritet te jete shume e ulet edhe per faktin se shume siriane nuk do te rrezikojne t’i drejtohen qendrave te votimit ne mesin e pershkallezimit te ri te dhunes.
Top Channel