Letoni, panik për falimentimin e bankës

12/12/2011 20:55

Më shumë se 10 mijë letonezë kanë pritur me orë të tëra në radhë gjatë të hënës për të tërhequr paratë nga filiali i bankës suedeze “Swedbank”, pas përhapjes së zërave për mundësinë e një falimentimi të mundshëm.

Lajmi nisi të qarkullonin ditën e dielë, pasi disa media raportuan se banka ka mungesë likuiditeti në degët e saj në Estoni dhe Suedi. Shefi ekzekutiv i “Swedbank” në Letoni, Maris Mancinskis, i cilësoi thashethemet si “absurde”.

Banka ka konfirmuar se letonezët kanë tërhequr deri tani 10 milion lat, pothuajse 19,2 milion dollarë. Zërat, që janë forcuar edhe më shumë nga qarkullimi në rrjete shoqërore si “Twitter”, vijnë në një moment paqartësie të theksuar të sistemit bankar letonez.

Klientët e bankës së dhjetë më të madhe në vend, “Latvijas Krajbanka”, për ditë të tëra me radhë nuk mund të tërhiqnin kursimet e tyre, deri sa banka shpalli falimentimin dhe u mor në zotërim nga shteti.

“Swedbank” është një prej institucioneve financiare më të rëndësishme në Letoni, me depozita totale prej 3,1 miliardë dollarësh. Vetë banka i ka kërkuar autoriteteve që të hetojnë mbi burimin e informacioneve të cilësuara si të “të rreme” prej tyre.

Top Channel