Jemen, arratisen 12 militantë të Al-Kaedës

12/12/2011 16:00

12 militantë të al-Kaedës janë arratisur nga një burg i ndodhur në jug të qytetit jemenas të Adenit, konfirmuan burime zyrtare gjatë të hënës.

Militantët, së bashku me dy të burgosur të tjerë ordinerë, u arratisën nëpërmjet një tuneli nëntokës të gërmuar nën oborrin e burgut kryesor të Adenit. Ata ishin në pritje të fillimit të procesit gjyqësor për vrasje të agjentëve të sigurisë dhe për grabitje të armatosur të bankës.

Një qershor, një celulë luftëtarësh të Al-Kaedës sulmuan një burg të ndodhur në afërsi të qytetit jugor të Mukallës, duke liruar 12 militantë të tjerë. Ndërkohë, ushtria jemenase është përfshirë në disa beteja të ashpra me militantë të al-Kaedës në disa zona të Jemenit.

Jemeni, me popullsi prej 24 milion banorësh, është vendi më i varfër i botës arabe dhe përballet me sfida si vështirësitë ekonomike, lëvizjet separatiste, lindja e rrymave militante e paqëndruesmëria e theksuar politike, pas largimit të Presidentit Saleh, që drejtoi shtetin për më shumë se tre dekada.

Top Channel