Hu Jintao: Kina do të rrisë importet

12/12/2011 15:50

Presidenti i Kinës, Hu Jintao, premtoi të hënën se vendi i tij do të rrisë importet, në mënyrë që të lehtësojë krizën ekonomike që po kalojnë një pjesë e vendeve të zhvilluara.

Duke folur me rastin e 10-vjetorit të aderimit të Kinës në Organizatën Botërore të Tregëtisë, Jintao deklaroi se parashikon që importet e vendit të tij të kalojnë shifrën e tetë trilion dollarëve gjatë pesë viteve të ardhshme.

Në vitin 2010, bilanci total i importeve kineze ishte prej 1,39 trilion dollarë. Megjithatë, kriza financiare ka ngadalësuar marrëdhëniet ekonomike me Europën, partnerin më të madh tregëtar të Pekinit.

Si rrjedhojë, edhe ekonomia kineze është ngadalësuar, ndërsa në nëntor, eksportet dhe importet regjistruan një rritje më të ulët se muajt e mëparshëm, prej 14% dhe 22%, përkatësisht.

Disa ekpertë të ekonomisë botërore kanë deklaruar më parë se një prej mënyrave për të dalë nga kriza është rritja e konsumit të brendshëm kinez. Vendi komunist, më i populluari në botë, ka ekonominë e dytë më të madhe të planetit, por rezervën më të madhe në monedhë të huaj në absolut, si pasojë e dekadave të suksesshme të bilancit tregtar.

Top Channel