Cameron mbron veton

12/12/2011 23:50

Kryeministri britanik, David Kameron ka mbrojtur sot përpara parlamentit vendimin e tij  për të vënë veton për një traktat të ri në Bashkimin Evropian, por zëvendësi i tij, udhëheqësi liberal-demokrat, i koalicionit Nik Kleg, i cili ka thënë se vendimi ishte i keq për Britaninë, nuk ishte në seancën parlamentare.

Në fjalimin në Uestminster, Kameron tha se garancitë e kënaqshme nuk ishin të disponueshme në traktatin e BE-së. Sipas tij përgjegjësia ishte mes një traktati pa garancitë e duhura për qëndrimin financiar të Londrës ose asnjë traktat fare.

Kameron mohoi se vetoja e vënë prej tij ishte rezultat i një qëndrimi të butë ndaj regullave në sektorin bankar. “Nuk ishte një gjë e lehtë  por ishte padyshim gjëja e duhur që duhej bërë”,  deklaroi kryeministri britanik.

Por Kameron tha se Britania mbetej e angazhuar si një anëtare e plotë e BE-së dhe ngjarjet e javës së kaluar nuk do ta ndryshonin këtë angazhim.

Sipas Kameron do të ketë një periudhë ndryshimesh të mëdha në Evropë dhe aksush nuk e di se si do vejë situata në eurozonë.

Udhëheqësi i opzitës Ed Milibend, i mëshoi faktit se per se drejtuesi i koalicionit liberlademokratik, Nik Kleg zv/kryeministër i vendit, nuk ishte në seancën paralamentare.  Por ky i fundit më herët pati deklaruar se “kryeministri dhe unë dukshëm nuk jemi dakord me vendimin e samitit të javës së kalur”, por këmbënguli se koaliconi do të vazhdojë të funksionojë deri në vitin 2015.

Vetoja është tronditja dhe ndoshta prova më e madhe e mbijetesës ose jo e koalicionit qeveritar, i cili duket se pavarësisht asaj që thuhet në publik, ndryshon në përmbjatje me atë që realisht ndodh në korridoret e politikës.

Top Channel