Noriega ekstradohet në Panama

11/12/2011 10:20

Ish-lideri i burgosur i Panamasë, Manuel Noriega, ekstradohet të dielën në vendin e tij nga Franca.

Fluturimi i tij u largua nga Parisi në orët e para të mëngjesit dhe do të mbërrijë në vendin e Amerikës Qëndore, pasi një ndalese në Madrid. Ai do të transferohet menjëherë në burg në mbërritjen e tij në vendin që drejtoi për gjashtë vjet, në periudhën 1983-89.

77-vjeçari, regjimi i të cilit u rrëzua nga një ndërhyrje e armatosur amerikane, ka shpenzuar deri tani 20 vjet në burgjet amerikane dhe franceze, pasi është gjetur fajtor për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Një muaj më parë, një gjykatë franceze aprovoi kërkesën e autoriteteve panameze për të ekstraduar në vend ish-gjeneralin, ku është shpallur fajtor në mungesë e dënuar me 20 vjet heqje lirie për vrasje, korrupsion dhe kanosje.

Noriega kishte të drejtën të apelonte kundër vendimit, por avokatët deklaruan se ai dëshironte të rikthehej në vendlindje.

Ministri i Jashtëm i Panamasë, Roberto Henriquez, u shpreh se qeveria e tij ka dhënë të gjitha garancitë e nevojshme për sigurinë e jetës së Noriegës, i cili do të udhëtojë deri në vendlindje i shoqëruar nga një skuadër mjekësh.

Top Channel