Marrëveshja për klimën, ujdi për të ardhur keq

11/12/2011 21:06

Arritja e një marrëveshjeje në Durban të Afrikës, ishte në vetvete një sukses. Por a është ky pakt i mjaftueshëm për mbrojtjen e klimës, pyesin ekspertët?

Disa e quajnë një ujdi për të ardhur keq. Një garanci, shkruan “The Guardian”, se për femijët tanë do të jetë më keq nga sa ishte për ne. Edhe një herë tjetër u bë e qartë se botës i mungon vullneti politik per t’u përballur seriozisht me cështjen nevralgjike të ndryshimit të klimës. hume vende hezitojnë të hidhen në veprim, mes tyre renditen Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Kanadaja dhe India.

Nëse brezat e ardhshëm do të hedhin një vështrim prapa e të shohin cfare ndodhi realisht në Durban, thote “Deutche Velle”, do të mendojnë: nuk është arritur asgjë. Arsyet janë disa. Së pari, sic paralajmërojnë ekspertët, nëse lëshimi i gazeve shkaktare të efektit serë nuk frenohen shpejt, ngrohja e tokës do të mbërrijë në një fazë të rrezikshme.

Nga ana tjetër është ceshtja, sa ekziston përkushtimi për të prodhuar energji nga burime që e ruajnë klimën.

I treti vjen problemi ekonomik. Specialistët paralajmërojnë se dëmet nga ndryshimi i klimës do të jenë shumë më të shtrenjta se sa riorientimi në ndonjë prej burimeve tjera. Deri tani, janë ndermarrë vërtet disa veprime për zbutjen e ngrohjes globale, por ato janë shumë pak dhe shumë të ngadalta.

Një ngrohje katastrofike prej 4 gradësh celsius parashikohet, dhe sa do pozitiv të jetë vendimi i marrë në Durban për vazhdimin e Protokollit të Kjotos, ai nuk është i mjaftueshëm, sepse nuk është arritur ndonjë marrëveshje kyce për ndërprerjen e ngrohjes së tokës, e cila, me këtë ritëm, nuk do të zvogëlohet asnjë shkallë.  

Top Channel