“Urrejtja mes Putin dhe Zelenskyt është qesharake”, Trump: Po bisedoj me të dy, po punojmë për situatën në Rusi dhe Ukrainë Mijëra persona kanë marrë pjesë në protestën më të madhe kundër qeverisë të zhvilluar në Rusi që nga koha e rrëzimit të Bashkimit Sovietik.
Rreth 50 mijë persona janë mbledhur në një zonë në afërsi të Kremlinit për të dënuar mashtrimin elektoral në zgjedhjet parlamentare dhe për të kërkuar përsëritjen e tyre.
Manifestime të tjera, por më të vogla, janë zhvilluar edhe në qytete të tjera si për shembull në Shën Pietërburg. Komunistë, nacionalistë dhe pro-perëndimorë u mblodhën së bashku, pavarësisht ndarjeve politike.
Protestuesit pretendojnë se ka pasur shkelje të mëdha në zgjedhjet e së dielës, ku partia në pushtet Rusia e Bashkuar fitoi me një rënie drastike të elektoratit të saj.
Protestat e zhvilluara menjëherë pas zgjedhjeve u shoqëruan me mbi 1 mijë të arrestuar, shumica e të cilëve në Moskë. Mes tyre kishte edhe figura të rëndësishme si tribuni i luftës kundër korrupsionit, Alexei Navalny, i cili ndodhet në burgim.
Kryeministri Vladimir Putin nuk është përballur kurrë më parë me protesta kaq të mëdha, deklaron korrespondenti i BBC në Moskë, Steve Rosenberg.
Gjatë dekadës së tij në pushtet, fillimisht si president dhe më pas si kryeministër, ai është konsideruar si politikani më popullor dhe më i pushtetshëm në Rusi.
Por, sic ka thënë një protestues për rrjetin informativ britanik, Rusia tani ka hyrë në rrugën e ndryshimit dhe Putin nuk është më një figurë e përshtatshme për vendin.
Pak ditë më parë, Putin akuzoi Shtetet e Bashkuara si orkestruese të protestave post-zgjedhore në Rusi, duke e vënë theksin tek një deklaratë e sekretares së Shtetit, Hillary Clinton.
Gjithashtu, ai refuzoi të pranonte se partia e tij ishte më e humbura nga zgjedhjet e ditës së dielë dhe i cilësoi si të zakonshme luhatjet në votime.
Ndërsa ish-presidenti sovjetik, Mikail Gorbachev, iu bashkua kritikëve të zgjedhjeve parlamentare në Rusi, duke thënë se votimet e së dielës u karakterizuan nga manipulime të mëdha.
Top Channel