Rusi, priten protesta të reja

10/12/2011 09:50

Moska po përgatitet për atë që opozita e ka cilësuar si demonstratën më të madhe në Rusi prej 20 vitesh.

Dhjetëra mijëra persona pritet të grumbullohen të shtunën në Kremlin për të protestuar kundër rezultatit elektoral, ndërsa protesta më të vogla po organizohen në qytetet e tjera të vendit.

Protestat kanë nisur pas zgjedhjeve të së dielës të cilat i dhanë të drejtën kryeministrit Vladimir Putin dhe partisë Rusia e Bashkuar të drejtojë vendin me një avantazh të vogël.

Qindra persona janë arrestuar gjatë këtyre protestave gjatë javës së kaluar, kryesisht në Moskë dhe Shën Pjetërburg.

Top Channel