L.A. shkëmbim zjarri në “Sunset Boulevard”

10/12/2011 04:58

Një person filloi të shtinte me armë zjarri në qendër të Los Angeles-it, pak hapa larg nga rruga e famshme “Sunset Boulevard”.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person, përpara se autori të vritej nga policia.

Sipas një dëshmitari, të paktën disa dhjetra ishin krismat që u dëgjuan në ajër. Autori, para se të vritej nga agjentët, do të hapte zjarr mbi makinat.

“Sunset Boulevard “, konsiderohet si zemra e Los Angeles dhe është një nga zonat më të populluara nga biznesmenët dhe turistët.

Top Channel