Sulm ajor në Gaza, një palestinez i vrarë

09/12/2011 04:29

Një palestinez u vra dhe të paktën dhjetë të tjerë mbetën të plagosur në tre sulmet ajrore që forcat izraelite kryen gjatë natës mbi Rripin e Gazës.

Njëri prej sulmeve në lindje të qytetit, goditi shtëpinë e një familjeje, në afërsi të një qëndre ushtarake të brigadave Ezzeddin al Qassam, të krahut të armatosur të Hamasit.

Një i moshuar gjeti vdekjen dhe shtatë fëmijë u plagosën.

Edhe dy sulmet e tjera ishin të drejtuara kundër bazës së Brigadave. Ndërkohë që të enjten, dy ushtarakë u vranë në një sulm që kishte për shënjestër makinën e tyre në qytetin e Gazës.

Top Channel