SHBA, skandal me eshtrat e ushtarëve të vrarë

09/12/2011 09:50

Një skandal ka përfshirë ushtrinë amerikane, pasi “Washington Post” publikoi prova se hiri i trupave të 274 ushtarëve amerikanë të vrarë në luftë në vitet 2004-08, është trajtuar dhe më pas hedhur pa asnjë kujdes nga morgu më i madh ushtarak në SHBA.

E përditshmja amerikane provoi se skandali ka ndodhur në bazën ajrore të Doverit, ku mbërrijnë zakonisht avionët që transportojnë trupat e ushtarëve.

Familjet, të cilat kishën rënë dakord që mbetjet të trajtoheshin me respekt, nuk ishin në dijeni të praktikës. Zyrtarë të Pentagonit deklaruan se nuk e kanë autorizuar procedurën, të cilën e konsideruan si “tërësisht të papërshtatshme”.

Përmasat e skandalit mund të mësohen tërësisht vetëm pas një hetimi të detajuar, për të gjithë 6 300 trupat e pajetë që kanë kaluar nga baza ajrore e Doverit në periudhën e hetuar.

“Washington Post” vërtetoi se në katër vitet nga 2004-08, 976 fragmente, që i përkisnin 274 ushtarëve të rënë në luftë, u shkarkuan si të ishin plehra në një landfild, pa asnjë përkujdesje apo shenjë, pasi ishin kremuar.

1 762 mbetje të tjera, të cilat nuk iu nënshtruan testimimit gjenetik pasi ishin tepër të dëmtuara, u trajtuan në të njëjtën mënyrë.

Gari-Lynn Smith, e veja e një ushtari të vrarë në Irak, ishte ajo që këmbënguli në zbardhjen e praktikës abuzive, duke kërkuar për katër vjet me radhë informacion se ku ndodheshin mbetjet e bashkëshortit të saj.

Top Channel