Medvedev, kërkon falje

09/12/2011 01:40

Presidenti rus, Dimitrij Medvedev në faqen e tij në Twitter, me 800 mijë ndjekës, ka përdorur fyerje të rënda kundër Aleksei Navalnit, një prej zërave më të njohur opozitarë në Rusi.

Ai u ndalua më 5 dhjetor, gjatë protestave pas zgjedhore dhe u dënua me 15 ditë burg.

Në fakt mesazhi është shkruar të martën në mbrëmje. Pavarësisht se emri i Navalnit nuk përmendet, mesazhi i referohet atij, sepse citohet akuza që ai i bën partisë “Rusia e Bashkuar” të cilën e quan një parti lakenjsh dhe hajdutësh.

Fillimisht u tha se ishte një haker, por më pas presidenti rus, ia kaloi fajin një prej anëtarëve të stafit, i cili, sic tha ai, do të ndëshkohet.

Top Channel