“Killeri” i Virginia-s gjendet i vdekur

09/12/2011 04:41

 Universiteti ‘Virginia Tech’, vendi i njeres prej masakrave me te renda
ne shkollat amerikane, eshte kthyer serish ne vemendje nje dite me
pare, kur nje person i armatosur hapi zjarr dhe vrau nje polic.

Agresori me pas e ka kthyer armen nga vetja. Policia e gjeti trupin e tij te pajete gjate kontrolleve te mevonshme ne kompleksin universitar. Zyrtaret thone se burri i ka zene prite policit 39-vjecar dhe e qelloi ne kohen kishte kishte ndaluar ne trafik.

“Tragjedia goditi serish universitetin tone me nje akt te pakuptimte dhune qe i kushtoi jeten nje oficeri policie. Ne sfondin e trazirave, traumes dhe tragjedise qe ka perjetuar ky kampus, mund te theme vetem se fjalet nuk mjaftojne per te pershkruar ndjenjat tona”, thotw Charles Steger, presidenti i ‘Virginia Tech’.
 
Pas katër orë ndjekjeje dhe vetem atehere kur u arrit ne perfundimin se gjendja nuk ishte me kercenuese, universiteti anuloi paralajmërimin e bere studenteve per te mos levizur nga dhomat dhe vizitorët u lejuan t`i  afroheshin kompleksit. Motivi i vrasjes se policit nuk eshte bere ende i qarte, ndersa autoritetet nuk kane bere publike as identitetin e tij dhe as emrin e agresorit. Mbremjen e se enjtes, nje numer i madh te rinjsh u mbodhën me qirinj të ndezur në gurin përkujtimor për viktimat e masakrës së prillit 2007, nje student i ‘Virginia Tech’, Seung-Hui Cho, hapi zjarr duke marre jetet e 32 personave perpara se te vriste dhe veten.

Nderkohe vrasësi i kampusit universitar të ‘Virginia Tech’ është gjetur i vdekur. Lajmin e bëjnë të ditur disa media amerikane. Por edhe në llogarinë e kampusit në Twitter njoftohet se “nuk ka më rrezik dhe nevojë për të garantuar sigurinë. Të gjitha aktivitetet normale mund të rifillojnë”.      

Killeri gjatë ditës kishte qëlluar me armë në kampus, duke vrarë dy persona.

Në faqen e internetit shkruhej: “Pak pas mesditës, një polic ndaloi një makinë në kampus gjatë një kontrolli rutinë. Pas ndalimit, polici u qëllua për vdekje me armë. Ka patur dëshmitarë për këtë vrasje”.

Top Channel