Diaz ngel shtatzënë… por vetëm në film

09/12/2011 13:55

Cameron Diaz ka deklaruar më parë se bota ka mjaftueshëm njerëz dhe se asnjë femër nuk duhet ta ketë problem që të thotë se nuk dëshiron të lindë fëmijë.

Megjithatë, paradoksalisht, aktorja dukej me të vërtetë mirë shtatzënë, në filmin e saj të ri në xhirim “What to expect when you’re expecting”.

39-vjeçarja u shfaq në reklamën e re të filmit, në një bisedë me aktorin Matthew Morrison, me një bark të dukshëm të fryrë, ndërsa në posterat e filmit, shtatzania e saj dukej edhe më qartë.

Cameron, e cila në film quhet Jules, luan rolin e një balerine që ngel shtatzanë pa e dashur. Jennifer Lopez, gjithashtu protagoniste në film, interpreton rolin e një gruaje të martuar, e cila e ka të vështirë që të ngelet shtatzënë dhe kërkon të birësojë një fëmijë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA