Benedikti XVI do të vizitojë Kubën

09/12/2011 10:15

Papa Benedikti XVI do të vizitojë Kubën vitin e ardhshëm, lajmëruan zyrtarë të Vatikanit.

Kjo do të jetë vizita e dytë e një Pape në ishullin komunist, pas asaj të Papa Gjon Palit në vitin 1998. Selia e Shenjtë do të publikojë protokollin e saktë të udhëtimin ditën e hënë.

Një zyrtar i lartë kishtar në Kubë informoi se janë planifikuar edhe disa takime me udhëheqësit e vendit. Kisha kubaneze ka luajtur një rol të rëndësishëm në lëshimin e disa dhjetëra të burgosur politikë gjatë viteve të fundit.

Në vizitën e mëparshme të vitit 1998, përpara një turme prej disa qindra-mijëra besimtarësh në Habanë, Gjon Pali i kërkoi Kubës “që të hapet me botën dhe botës që të hapet me Kubën”.

Ndonëse vizita e vitit të ardhshëm përmban një mesazh të fuqishëm politik, zyrtarisht, Benedikti XVI do të udhëtojë në ishullin e ndodhur në Karaibe për të nderuar Virgjëreshën Bamirëse të Kobres.

Top Channel