Ekspertët: Amerika rrezikon recesionin

08/12/2011 00:00

Pikërisht kur gjërat u duk se po viheshin në vijë, kriza e euros pushton sërish titujt e parë të gazetave.

Ekonomia amerikane po i gëzohej disa lajmeve relativisht të mira këto kohët e fundit: papunesia është në nivelin më të ulët prej dy vitesh e gjysmë, industria e përpunimit e ka marrë veten dhe të paktën nga sa tregojnë raportet fillestare, sezoni i blerjeve për festa ka një start të fuqishëm.

Por pavaresisht shenjave te rimekembjes, gjithe keto arritje mund te devijohen nga nje krize ne afrim: drama e borxhit europian. Duke analizuar pasojat e mundshme te ngercit te borxheve ne Europe mbi ekonomine amerikane, BBC kujton sa ngushtesisht jane te lidhura financat e Amerikes me ate cfare ndodh pertej Atlantikut. Tabloja nuk eshte aspak roze. Situata ne zonen e euros eshte perkeqesuar me shpejtesi dhe c`eshte me e keqja, infektimi po perhapet.

Nese kriza e borxhit rendohet, pas Eurozones eshte Amerika ajo qe rrezikon recesionin, thote krye-ekonomisti i OECD-se, Pier Carlo Padoan, duke cituar pikerisht raportin e fundit te organizates me baze ne Paris, i cili tkurrte ne 2% edhe parashikimet per rritjen e ekonomise globale ne 2012-ten.

Vetem 6 muaj me pare, OECD pat deklaruar se priste nje shtrirje prej 3.1%. Eurozona eshte konsumatori me i madh i mallrave amerikane. Po nuk blene europianet, biznesi amerikan vuan. “General Motors’ ishte nder te paret qe ndjeu pasojat e krizes. Gjiganti i prodhimit te makinave raporti per nentorin rrudhje te fitimeve te tremujorit me 12 perqind. Pjesen me te madhe te fajit, kompania ia faturon renies se nievelit te shitjeve dhe rritjes se cmimeve ne Europe. ne vazhdim te analizes, arrihet nje konkluzion jo dhe aq i papritur: nje krize e plote europiane do te shkaktonte nje zinxhir reaksionesh qe mund te cojne nga ana e tyre ne nje ngerc global te kreditit.

Deri tani, me e keqja eshte shmangur. Por veprimet e rezerves federale per te ulur, ne bashkerendim me bankat qendrore te vendeve te tjera, koston e huazimit te dollareve, sugjerojne se nje tjeter ngerc krediti rri ne pergjim. “Dhe kjo ndodh,- thote BBC,- kur problemet e Europes, behen problemet e te gjitheve”.

Top Channel