Dënohet se përktheu biografinë e mbretit

08/12/2011 04:49

Tajlanda ka dënuar me burgim një shtetas amerikan pasi ky i fundit pranoi se ka përkthyer pjesë nga biografia e mbretit Bhumibol Adulayaed.   

Dënimi i parashikuar për të është dy vjet e gjysmë.

Joe Gordon, një shitës makinash të përdorura nga Colorado, i cili ka lindur në Tajlandë, pranoi se ka fyer mbretin.

Ai fillimisht u dënua me pesë vjet burgim, por gjyqtarët e përgjysmuan atë për shkak të pranimit të fajit.

SHBA-ja ka shprehur shqetësimin në lidhje me përdorimin e ligjit “lese-majeste” (fyerje ndaj mbretit) në Tajlandë.

Zyrtarët amerikanë u kanë kërkuar vazhdimisht autoriteteve tailandeze për të lejuar lirinë e shprehjes, dhe vendimi mbi ndjekjen penale të Gordon ishte zhgënjyes.

Aktivistët thonë se ligji është bërë gjithnjë e më i politizuar, dhe është përdorur më tepër si një mjet represioni, se sa si një mënyrë për mbrojtjen e monarkisë.

Mbretërimi i Bhumibol Adulyadej, 84 vjeç, është më afatgjati në botë dhe ai nderohet si gjysmë-perëndi nga shumë vendas.

Top Channel