Meksika bllokon hyrjen e Saadi Gaddafit

07/12/2011 16:30

Autoritetet meksikane lajmëruan të mërkurën se bllokuan në kohë tentativën e një organizate kriminale për të futur në vend njërin prej djemve të Muammar Gaddafit.

Saadi Gaddafi, djali i tretë i kolonelit që udhëhoqi Libinë për 42 vite deri në vrasjen e tij në tetor, ndodhet nën arrest shtëpie në shtetin afrikan të Nigerit, ku ka gjetur strehim prej tre muajsh.

Një zëdhënës i autoriteteve meksikane informoi se Saadi dhe antarë të tjerë të familjes u ndaluan si rezultat i raportimeve të shërbimeve të inteligjencës. Disa bashkëpunëtorë mesikanë, të cilët po përpiqeshin të mundësonin lëvizjen, janë arrestuar.

”Zhvendosja e tij në Meksikë ishte pjesë e një plani të detajuar ndërkombëtar të një organizate kriminale”, shtoi zëdhënësi, pa zbuluar të dhëna më të hollësishme.

Top Channel