Eksportet kineze në vështirësi

07/12/2011 00:00

2012-ta do të jetë një vit vështirësish të mëdha për eksportet kineze,
pasojë e ngërceve ekonomike që po kalojnë tregjet perëndimore.

Niveli i eksporteve te Kines ka pesuar renie te ndjeshme gjatë muajit nëntor dhe shitjet në Europë e Shtetet e Bashkuara, që perbejne rreth 40% te totalit, nuk pritet te rikuperohen vitin qe vjen.

“Persa i takon vitit te ardhshem, tregu i konsumit ne Shtetet e Bashkuara dhe Europe nuk do te pesoje ndryshime te qenesishme pozitive, dhe tregu i brendshem do te kete po te njejtat veshtiresi si kete vit ne koston e sherbimit. Per kete arsye, Kina do te ndeshet ne 2012-ten me nje situate te renduar te eksporteve”, u shpreh Wang Showen,drejtor i Tregtisë me Jashtë, në Ministrinë kineze të Tregtise.

Problemet me tregtine e jashtme do ta shtyjne vendin me te madh eksportues te globit te tentoje rritjen e importeve nga perendimi, per t’i ardhur keshtu ne ndihme ekonomive ne veshtiresi e per te balancuar tepricen e vet tregtare.

Eksportet drejt Bashkimit Europian rane gjate muajit tetor me 9%, krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, ndersa ato ne Shtetet e Bashkuara, u tkurren me 5%. Sipas Shoëen, Kina tani do ta spostoje vemendjen tek eksportet per tregjet ne zhvillim si Azia dhe Amerika Latine. Pjeserisht edhe fale boom-it te kerkesave sidomos ne kete rajon, totali i eksporteve kineze per nentorin vazhdoi te mbetet ne rritje me 15,9%, por diktuar nga ritmi me i dobet i rritjes ekonomike ne dy vjet, ai serish eshte me i ulet se niveli i muajit paraardhes.

Top Channel