Sulmet në Kabul, Karzai anulon vizitën në Britani

06/12/2011 00:00

Duke folur në një konference të përbashkët për shtyp, me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin, presidenti afgan Hamid Karzai dënoi sulmet me bombë që u morën jetën mbi 60 personave në Kabul.

“Është hera e parë, që në një ditë të rëndësishme fetare në Afganistan ndodh një terrorizëm i kësaj natyre. Dëshirojmë më të mirën për të plagosurit, shërim të shpejtë dhe durim për familjet që humbën të dashurit e tyre”, deklaroi presidenti Karzai.

Presidenti afgan më pas fluturoi për në vendin e tij, duke anuluar vizitën zyrtare të parashikuar për në Britani.

Ndërkohë edhe Shtetet e Bashkuara dënuan sulmet dhe nënvizuan se vazhdojnë t’i qendrojnë në krah popullit afgan.

Top Channel