‘Standard and Poor`s’:Eurozona ne renie

06/12/2011 00:00

‘Standard and Poor`s’ e shtrin paralajmerimin e saj per uljen te bonitetit
ne te gjithe zonen e euros, perfshire Gjermanine e Francen qe sikurse
Austria, Finlanda, Hollanda e Luksembugu kane nivelin me te larte te
vleresimit, tre A.

Njoftimi i agjensise se rating-ut erdhi vetem pak ore nga takimi Merkel-Sarkozy dhe pretendimet e dy lidereve per nje traktat te ri te BE-se, te pervijuar e shumta brenda marsit.

Levizja e ‘Standard and Poor`s’ nenkupton se per te gjashte vendet me vleresimin maksimal, ekziston nje mundesi prej te pakten 50% per ulje ne klasifikim. Justifikimi i agjensise per nje hap kaq drastik eshte perkeqesimi i gjendjes ekonomike ne zonen e euros dhe grindjet politike per zgjidhjen e krizes.

Hapi krejtesisht i papritur i zuri investitoret ne befasi e coi serish me minus vleren e aksioneve pas nje rritjeje te mehershme. Euro gjithashtu pesoi renie. Ministri francez i Financave ishte nder te paret qe reagoi.

“Njoftimi per vendosjen e te gjithe eurozones nen mbikeqyrje, nuk merr aspak parasysh propozimet franko-gjermane. Kjo jave ka rendesi kyce per arritjen e suksesit, per cilesine e marreveshjes ne samitin europian te se premtes. Pavaresisht vendimit te agjensise, parisi nuk ka ndermend t`i zgjeroje masat e njoftuara anti-krize”, u shpreh Francois Baroin, minister i Financave.
 
Ulja e bonitetit do të kishte pasoja edhe për ombrellën për shpëtimin e vendeve në krizë, sepse ky vendim vështirëson marrjen e kredive mes institucioneve financiare. Qe Parisi ishte vene ne shenjester nga ‘Standard and Poor`s’, kjo dihej tashme. Surprizen, e njekohesisht dhe shqetesimin, kete radhe e perben Gjermania, e konsideruar lokomotiva e Europes.

Kancelarja Merkel bashke me shefin e Elizese deklaruan se do ta shqyrtojne paralajmerimin me kujdes. Nuk ishte kaq i ftohte reagimi i presidentit te Eurogrupit, Jean Claude Juncker, i cili e pershkroi levizjen e agjensise se ratingut si te padrejte dhe teper te ekzagjeruar.

“Nuk jam i trazuar nga ky vendim, jam i cuditur. Si ka mundesi qe hidhet nje hap i tille pikerisht pas perpjekjeve aq domethenese te bera keto dite per kapercimin e krizes, sic ishin programet drastike te shkurtimeve ne Itali e Irlande”, u shpreh Jean Claude Juncker.

Dy vendet e vetme qe nuk u vune ne paralajmerim deklasifikimi, ishin Qipro situata e se ciles eshte tashme ne rishikim dhe Greqia me rating tashme ne nivelet me te uleta.  

Top Channel