Katastrofa e Gjirit të Meksikës, BP: Po zhduken provat

06/12/2011 18:10

Në Shtetet e Bashkuara vijon beteja ligjore për gjetjen e shkaqeve dhe fajtorit që cuan në katastrofën e Gjirit të Meksikës, katastrofa më e madhe ambientaliste në historinë e SHBA-së.

Kompania e nxjerrjes së naftës BP (British Petroleum) ka akuzuar kompaninë Halliburton për zhdukjen e të dhënave në lidhje me cilësinë e cimentos dhe të aksesorëve të tjerë të përdorur prej kësaj kompanie në ndërtimin e platformës Deepwater Horizon në Gjirin e Meksikës.

Sipas BP, Halliburton, një nga kompanitë më të mëdha amerikane që ofron teknologjinë ushtarake dhe materiale të tjera ndërtimore në terrene të vështira, e që në atë kohë drejtohej nga Dick Cheney, zv/president në kohën e presidentit George W. Bush, po shkatërron të gjithë dokumentacionin që tregon se cfarë ndodhi në të vëretë në platformën naftë-nxjerrëse Deepwater Horizon në vitin 2010.

BP akuzoi gjithashtu Halliburton se ka shkatërruar të gjithë dokumentacionin e të dhënat kompjuterike që lidhen me punimet për ndërtimin e platformës naftë-nxjerrëse. Vetë Halliburton i konsideron këto të dhëna si të humbura.

Katastrofa ambientaliste e Gjirit të Meksikës nisi në 20 prill të 2010-s, kur një shpërthim shkaktoi vdekjen e 11 persona dhe nisjen e rrjedhjes së naftës në det. Për shkak të thellësisë së madhe në të cilën ndodhej pusi naftë-nxjerrës, rrjedhja mundi të reduktohej vetëm 1 muaj më vonë.

Katastrofa e konsideruar më e madhja e këtij lloji në historinë e Shteteve të Bashkuara, shkaktoi dëmtime të pariparueshme të florës dhe faunës në të gjithë Gjirin, madje nafta mbërriti deri në bregdet duke dëmtuar plazhet turistike amerikane.

Top Channel