Brazil, 3-mujor stanjacioni ekonomik

06/12/2011 18:35

Ekonomia braziliane nuk regjistroi asnjë rritje në tre muajt qershor-shtator, treguan të dhënat zyrtare gjatë të martës.

Një lajm i tillë detyron autoritetet që të reduktojnë pritshmërinë për rritjen ekonomike në 3,5% deri në fund të vitit, nga 7,5% që u regjistrua gjatë vitit të shkuar.

Norma bazë e interesit e vendosur nga Banka e Brazilit është reduktuar nga 12,5% në 11%, me qëllimin e nxitjes së një bumi ekonomik. Megjithatë, ajo mbetet më e larta midis të gjithëve vendeve të G-20, ndikuar edhe nga frika e rikthimit të një inflacioni galopant si ai i viteve 1980-90.

”Përballë kushteve të reja të krijuara dhe ngadalësimit të ekonomisë braziliane, është e parashikueshme që norma e interesit të reduktohet ende, mbase në 9,5% deri në fillim të vitit të ardhshëm”.

Gjatë periudhës qershor-shtator, sektori bujqësor pësoi një rritje prej 3,2%, por sektori industrial u prapësua në një rritje prej vetëm 0,3%, ndikuar edhe nga konkurrenca e fortë kineze dhe rënia e kërkesës në tregjet ndërkombëtare.

Top Channel