Afganistan, një shpërthim trondit Kabulin

06/12/2011 09:35

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një vend të shenjtë të mbushur me pelegrinë në Kabul të Afganistanit, duke shkaktuar një numër të konsiderueshëm viktimash.

Të paktën 58 persona janë vrarë, raportojnë mediat ndërkombëtare, ndërkohë që shumë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Autoritetet lokale deklarojnë se shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një atentator vetëvrasës.

Ndërkohë, një shpërthim tjetër ka goditur një xhami në qytetin verior Mazar i Sharif, pothuajse në të njëjtën kohë, duke lënë të paktën katër të vdekur.

Myslimanët shiitë në Afganistan po përkujtojnë Ashurën, një festë kombëtare gjatë të cilës përkujtohet martirizimi i nipit të profestit Muamed.

Korrespondenti i BBC në Kabul, Quentin Sommerville deklaron se sulmi dyshohet të ketë qenë i koordinuar, me sfond sektar dhe me objektiv komunitetin shiit.

Pikërisht për situatën në Afganistan u diskutua të hënën në një konferencë të posacme në Bon të Gjermanisë, ku pjesëmarrësit vlerësuan njëzëri se, korrupsioni është plaga e këtij vendi.

Ndërkohë, një tjetër element që ka ndezur situatën në Afganistan janë vrasjet e civilëve, ndonëse gabimisht, nga trupat e misionit të NATO-s, ISAF.

Presidenti afgan Hamird Karzai, në mbyllje të Loya Jirga, sic njihet ndryshe Asambleja e Madhe e mbajtur muajin e kaluar, reagoi i acaruar ndaj sulmeve të orëve të natës të trupave aleate, duke deklaruar se marrëveshja me SHBA do të bëhet në bazë të kushteve.

Top Channel